Katerina Axhançiq, nënkryetarja e re Mitrovicës së Veriut

Nënkryetarja e Mitrovës së Veriut: Është koha që të ulemi së bashku dhe të punojmë

Nënkryetarja e sapo emëruar e Mitrovicës së Veriut, Katerina Axhançiq, ka thënë se është koha që të punohet së bashku dhe të vendoset se cilat janë prioritetet e qytetarëve.

Ajo ka folur para gazetarëve, pasi që kryetari po ashtu i sapo zgjedhur i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq e emëroi në këtë pozitë, duke thënë se qytetarët meritojnë të kenë një jetë më të lehtë dhe më të mirë.

“Përfundimisht duhet të fillojmë të bëjmë diçka. Janë grumbulluar shumë probleme në shumë segmente, që nga ato komunale dhe të tjera. I dini të gjitha ato që kanë ndodhur edhe gjatë dimrit edhe në pranverë, kështu që jemi të vendosur të kemi një ekip të mirë dhe bashkëpunim të mirë me qytetarët në mënyrë që së bashku ta bëjmë tërë atë që mund të bëhet” – ka thënë ajo.

Katerina Axhançiq është emëruar nënkryetare e komunës së Mitrovicës së Veriut. Emërimi i saj u bë sot gjatë ceremonisë së betimit të kryetarit të ri të kësaj komune, Erden Atiq.

“Unë Erden Atiq betohem se do të kryej detyrat e mija dhe do ti ushtroj kompetenca e mija si kryetar i komunës veriore, me nder, besnikëri, në mënyrë të pa anshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë”- ka thënë ai gjatë momenti të betimit.

 

LIVE nga Mitrovica e Veriut – Betohet Erden Atiqi