Nënkryetari Zogaj shpreh keqardhje për lëndimet që mori një qytetar nga qentë endacakë, njofton për hapjen e qendrës për kafshët e pastreha në Prishtinë

Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka shprehur keqardhje për një rast të sulmit të qenve ndaj një qytetari, i cili sipas tij ka ndodhur sot.

Zogaj ka njoftuar për hapjen e qendrës për kafshët e pastreha në kryeqytet.

“Hapja e kësaj qendre veterinarie, e licencuar nga AVUK, dhe ku u krye operacioni i parë për një qen endacak, përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt një trajtimi më human të kafshëve në nevojë”- ka shkruar Zogaj sot më 05.09.2024.

Zogaj tutje ka shtuar se shërbimet e qendrës për kastrim, sterilizim, vaksinim si dhe srehimi dhe përkujdesja për qentë endacakë do të zvogëlojë numrin e qenve në hapësirat publike dhe se, sipas tij, do të përmirësohet siguria e qytetarëve.

Përveç kësaj, nënkryetari i Komunës, është shprehur se përmes kësaj qendre, trajtimi i kafshëve do të jetë më etik dhe do t’u ofrohet kujdes më i mirëfillt qenve.