
Nënkryetari i Prishtinës: Në pranverë do të zhvendoset Tregu i Qytetit
Nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, ka njoftuar se Tregu i Qytetit do të zhvendoset në pranverë.
Sipas tij, Tregu do të zhvendoset në hapësirat ku ka qenë Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP). E më pas hapësira ku është sot Tregu i Qytetit do të pastrohet.
Reagimi i nënkryetarit erdhi pasi “Vrojtuesit e lagjes – Prishtinë” kanë shpërndarë një video ku shihet Tregu në një gjendje të rëndë.
“Në pranverë do të fillojmë me zhvendosje të tregut tek hapësira ku ka qenë AKP. Pas atij procesi do ta pastrojmë këtë pjesë!” – ka shkruar Zogaj në Twitter.
Ne pranvere do te fillojme me zhvendosje te tregut tek hapesira ku ka qene AKP. Pas atij procesi do ta pastrojme kete pjese! #Prishtina https://t.co/vntZyh9faS
— Alban Zogaj (@albanzogaj) February 5, 2023