Nënkryetari i Mitrovicës së Jugut përballë Jeta Xharrës- VIDEO
Sonte në #DebatPërnime mund të ndiqni debatin e radhës në kuadër të debateve “Jeta në Komunë’.
Përballë Jeta Xharrës dhe Kuvendit Komunal është nënkryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Arian Tahiri.
A i mbajti premtimet gjatë zgjedhjeve kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza?
Me cilat projekte krenohet nënkryetari, Arian Tahiri, në këto tri vjet qeverisje?
Për çfarë kritikohet Bedri Hamza dhe qeverisja e tij nga opozita?
Cila është cilësia e punimeve në rrugë, kanalizime, shtigje të biçikletave e të e-kioskave në Mitrovicën e Jugut?
Në #DebatPërnime mund të ndiqni edhe intervistën me nënkryetarin e Komunës së Graçanicës, Leutrim Ajeti, në kuadër të debateve “Jeta në Komunë’.
Cilat janë projektet me të cilat krenohet nënkryetari Ajeti?
Çfarë thotë ai për gjetjet e Auditorit?
A janë adresuar kërkesat e banorëve për transport publik?
Cila është cilësia e rrugëve në Graçanicë?