Ragip Begaj. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Nënkryetari i Malishevës flet për gjendjen e kryetarit Ragip Begaj

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha ka thënë se gjendja shëndetësore e kryetarit të komunës, Ragib Begaj është e rënduar.

Nënkryetari shtoi se megjithë këtë sipas mjekëve, gjendja e Begajt ka filluar të marrë stabilitet.

“Kryetari është në gjendjen në të cilën është, me parametrat shpresëdhënës meqenëse akoma gjendja e kryetarit mbetet e rënduar, por sipas profesionistëve shëndetësor gjendja ka filluar të marrë një stabilitet. Faktikisht sot është dita e 21-të që kur kryetari ka rezultuar pozitiv dhe i lutemi Zotit që një ditë të shpejtë do të na kthehet në mesin tonë”, tha ai në një paraqitje para mediave.

Kryetari i Malishevës, tash e disa ditë është infektuar me COVID-19 dhe po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK-së.

I infektuar me COVID-19, kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, në gjendje të rëndë shëndetësore