Nënkryetari i Gjilanit kundërshton shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, sot ka mbajtur një takim me udhëheqësit e komunave të Kosovës, për të biseduar në lidhje me gjendjen e krijuar nga COVID-19.

Pas këtij takimi, Hoti tha se ka marrë aprovimin e komunave për ashpërsimin e masave ndaj COVID-19 duke përfshirë gjendjen e jashtëzakonshme.

Megjithatë, Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli që është edhe bashkëpartiak i Hotit, po e kundërshton këtë ide.

Ai në rrejtin social Facebook ka njoftuar se në bashkëbisedim me kryeministrin, a i ka thënë se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme do të kishte pasoja të mëdha në ekonomi.

” Kam bërë kërkesën imediate që të mos shpallet gjendje e jashtëzakonshme, përshkak të implikimeve të mëdha socio-ekonomike në vjeshtën e vonshme, si në biznese, poashtu, edhe tek qytetarët, sepse ne si vend edhe ashtu jem në një gjendje të rënduar ekonomike”, shkroi ai.

Ai shtoi se e ka lutur kryeministrit që të largohet masa ekzistuese e kufizimit të punës së bizneseve të gastronimisë

“Z. Hoti, e kam lutur dhe i kam përcjellur kërkesën e bizneseve tona, që të mos iu kufizohet orari i operimit, përshkak të rrezikut të mbylljes së tyre, por të monitorohen vazhdimisht lidhur me respektimin e kushteve të vëna nga IKSHP dhe Ministria e Shëndetësisë. E mira e gjithë kësaj, është se z. Hoti e ka marrë në konsideratë shqetësimin tonë dhe garantoi që do të gjejë modalitete për ta tejkaluar edhe këtë brengë”, tha ai.

Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme