Nënkryetari i degës së AAK-së në Rahovec kalon në PDK

Ramadan Gashi, anëtar i Këshillit Drejtues të AAK-së dhe nënkryetar i degës së kësaj partie në Rahovec, ka aderuar në PDK.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryeministër i PDK-së, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook.

Tutje PDK ka bërë të ditur se Ramadan Gashi si pjesë e politikës dhe si ekonomist ka dhënë kontributin e tij të madh për shtetndërtimin dhe çështjen kombëtare.

“Kontributin do ta vazhdojë edhe në PDK, si pjesë e programit më të mirë për ekonominë, planin e Rimëkëmbjes! Mirë se erdhe Ramadan! i uroi mirëseardhje z. Gashi duke e konsideruar si një vlerë të shtuar për PDK-në të cilës po i bashkohen në vazhdimësi personalitete politike, shoqërore dhe intelektualë të fushave të ndryshme”, thuhet më tej.

Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë do të mbahen te dielën e 14 shkurtit.