Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Denoncimi i Nenad Rashiq: Lista Serbe po planifikon të 'kontrabandojë' emra në partitë e tjera për të marrë më shumë se 10 deputetëve

Ish-deputeti dhe ish-ministri nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, ka denoncuar planin e Listës Serbe për të marrë më shumë se 10 deputetë.

Sipas tij, ky plan i tyre po mendohet të realizohet duke “kontrabanduar” emra në partitë apo iniciativat e komuniteteve të tjera.

“Plani është në proces të zbatimit. Unë kam dëgjuar para 1 muaji e gjysmë. E kam vërejtë që ka një logjikë dhe plan që ata e kanë përgatitur. Fatkeqësisht ata janë të sigurt që kanë me i fitu 10 deputetë vetë dhe kanë 10 mijë vota tepricë që duan t’i shpërndajnë”, tha fillimisht Rashiq.

“Për boshnjakë prej 2 mijë e 500 deri në 3 mijë bëhet deputet. Ashtu ka me ndodhë edhe tek ne besoj. Por për shembull tek romët 1 mijë deri 1 mijë e 500 vota mjafton për deputet edhe për egjiptian 1 mijë deri në 2 mijë vota mjafton.. Ata këtu i kanë bërë llogaritë që të fitojnë më shumë deputet dhe të funksionojnë ashtu si kanë funksionuar Lista Serbe”, tha në mes tjerash Rashiq.

Të ftuar sonte në emision janë Nenad Rashiq nga PDP, Duda Balje nga SDU, Anesa Qolakoviq nga NDS dhe Sllavisha Petkoviq nga SDS.