Nëna sulmoi fizikisht djalin e saj, ish-bashkëshorti e raporton në Polici

Një burrë nga Prishtina ka thënë se ish-gruaja e tij ka sulmuar fizikisht djalin e tyre.

Kështu është thënë raportin e Policisë së Kosovës.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur më 1 shkurt të këtij viti, një orë para mesnatës.

“Ankuesi ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij e dyshuara, e ka sulmuar fizikisht djalin e tyre”, ka njoftuar Policia.

Tutje është thënë se palët janë intervistuar.

Sipas njoftimit të Policisë, me vendim të prokurorit palët janë liruar në procedurë të rregullt.