Spitali i Pejës (Ilustrim). Foto: Kallxo.com

Nëna raporton zhdukjen e vajzës

Një grua, ka raportuar në Policinë e Kosovës, zhdukjen e vajzës, e cila ishte duke u trajtuar në spital.

Sipas raportit policor, vajza ka qenë në trajtim e sipër në Spitalin rajonal në Pejë në repartin e neuropsikiatrisë, por është larguar pa gjurmë dhe nuk dihet vendndodhja e saj.

Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në orët e pasdites, ndërsa rasti sipas Policisë së Kosovës, po vazhdon të hetohet.