Nëna nga Ferizaj qe 5 ditë s’di ku e ka djalin

Një grua nga Ferizaj ka lajmëruar policinë se djali i saj që pesë ditë është larguar nga shtëpia dhe nuk e di se ku gjendet. Rasti është raportuar dje rreth orës 10:25 në Ferizaj.

“Ankuesja femër K-Shqiptare ka informuar se i biri i saj mashkull K-Shqiptar para disa dite është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet se ku gjendet”, ka njoftuar policia.

Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin./21Media