Ilustrim - Policia në aksion

Nëna në Podujevë keqtrajton fëmijën e saj

Një fëmijë në Podujevë është rrahur gjatë ditës së djeshme nga nëna e tij.

Policia ka bërë të ditur se dje rreth orës 11:30, është raportuar se e dyshuara ka rrahur fizikisht fëmijën e saj.

Ndërsa fëmija është dërguar nga babi i tij fillimisht në emergjencën e Podujevës, e më pas në QKUK për tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.