Policia e Shtetit, foto: Facebook

Nëna mirëmbante banesën, dyshohet se bashkë me të birin vodhën para e sende me vlerë 120 mijë euro (FOTO)

Përmes operacionit të koduar “Inside”, Policia e Shtetit, ka arrestuar nënë e bir në Tiranë. R. D., 49 vjeçare dhe H. D., 23 vjeç, dyshohet se kanë vjedhur në banesën në të cilën R.D po kujdesej për mirëmbajtjen e saj.

Nga provat e siguruara në kuadër të këtij operacioni, rezultoi se gjatë periudhës që shtetasja R. D. ka qenë e punësuar për mirëmbajtjen e një banese në rrugën e Kosovarëve. E njëjta, në bashkëpunim me djalin e saj, H.D dyshohet se ka vjedhur në këtë banesë, shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë, të cilat arrijnë në vlerë totale, rreth 120 mijë euro.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasve të arrestuar, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 58,150 euro, 7,000 dollarë, 368 000 lekë të rinj, sende me vlerë (aksesorë floriri), 3 automjete, 2 prej tyre të blera nga paratë e vjedhura, si dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor në Tiranë për veprime të mëtejshme.

Veturat e sekuestruara, Foto: Policia e Shtetit
Vetura e sekuestruar, Foto: Policia e Shtetit
Paratë dhe sendet me vlerë të sekuestruara, Foto: Policia e Shtetit