Nëna me dy fëmijë të saj nxirren të gjallë nga rrënojat pas 228 orësh 

Një nënë dhe dy fëmijët e saj janë shpëtuar në qytetin turk Antakya, më shumë se 228 orë pas tërmeteve të dyfishta që shkatërruan Turqinë juglindore dhe Sirinë veriperëndimore.

Ela dhe dy fëmijët e saj – Meysam dhe Ali – u nxorrën të gjallë nga rrënojat e bllokut të tyre të apartamenteve, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu.

Më herët të mërkurën, një grua 74-vjeçare dhe një grua tjetër 46-vjeçare u shpëtuan në qytetin turk Kahramanmaras, afër epiqendrës së tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë në filim të javës së kaluar./Al Jazeera

Përgatiti: Nuhi Shala