Nëna me 5 fëmijë përfundojnë në strehimore për shkak të dhunës në familje

Një nënë me 5 fëmijët e saj nga Fushë Kosova janë dërguar në strehimore për shkak të dhunës në familje.

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari i cili e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe më pas me 5 fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.