Ilustrim

Nëna kuptoi se e bija e mitur kishte mbetur shtatzënë, raporton rastin në polici për dhunim

Një vajzë e mitur nën moshën 16 vjeçare po dyshohet se ka mbetur shtatzënë nga marrëdhënia seksuale që kishte me një person të dyshuar.

Ky i fundit është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprën penale të dhunimit seksual.

Policia në raportin ditor ka njoftuar se ngjarja pretendohet të ketë ndodhur në tetor të vitit të kaluar.

Siç mëson KALLXO.com, gjatë ditës së djeshme, pasi ishte kuptuar se e mitura është shtatzënë, nëna së bashku me të ishin paraqitur në polici.

Rasti është regjistruar në Prishtinë.

Pas intervistimit të të miturës në prani të punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është bërë edhe identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarit.

Ai është arrestuar si i dyshuar për dhunimin e të miturës dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.