
Nëna gjen djalin të vdekur në shtëpi, Policia po heton rastin
01.5.2023 - 09:25
Një grua në Rahovec ka raportuar në Policinë e Kosovës se e ka gjetur djalin e saj pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Policia njofton se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit, me urdhrin e të cilit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është iniciuar nga Policia si “Hetim i vdekjes” dhe po vazhdon të hetohet.