Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com
Nëna e raporton të zhdukur djalin e saj në Gjilan
30.7.2024 - 10:14
Një burrë është raportuar si i zhdukur në Policinë e Kosovës, dje më 29.07.2024 në Gjilan.
Në raportin policor 24-orësh është thënë se nëna ka raportuar se djali i saj ka dalë nga shtëpia për të shkuar në punë dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij.
Ngjarja është thënë se ka ndodhur në rrugën “Niket Dardani” më 28.07.2024 në 08:00h, ndërsa raportimi është bërë më 29.07.2024.
Sipas Policisë, rasti po vazhdon të hetohet.