Nëna e Pep Guardiolës vdes nga COVID-19

Nëna e trajnerit spanjoll të futbollit, Pep Guardiola, ka vdekur sot, si pasojë e sëmundjes me COVID-19, raportojnë mediat angelze.

Sipas Sky Sport, klubi anglez i Manchester Cityt, përmes një postimi në rrjetin social ‘Twitter’, ka njoftuar për vdekjen e nënës së Guardiolës.

“Klubi i Manchester City është shkatërruar pas njoftimit për vdekjen e nënës së Pep, Dolors Sala Carriersa në Manresa të Barcelonës, pas përballjes me COVID-19. Ajo ishte 82 vjeç. I gjithë klubi i dërgon ngushëllimet më të përzemërta në këtë kohë shqetësuese për Pep, familjen dhe gjithë miqtë e tij”, thuhet në njoftimn e klubit nga Manchesteri.

Ndërsa vetë Guardiola, muajin e kaluar dhuroi rreth 1 milion euro, për të ndihmuar në luftën kundër COVID-19, në Spanjë.