Nëna, dyshohet se keqtrajtonte fëmijet e saj, arrestohet nga Policia

Një grua është arrestuar nga Policia e Kosovës, në Çagllavicë të Graçanicës pasi e njëjta dyshohet të ketë keqtrajtuar fëmijët e saj në tre muajt e fundit.

Rasti në Policinë e Kosovës është raportuar nga bashkëshorti i të arrestuarës.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që e dyshuara të dërgohet për tretman psikiatrik dhe me urdhër të tij e dyshuara dërgohet në mbajtje për 48 orë.