Nën tingujt e muzikës, Grenell impresionohet me pritjen në Beograd

I emëruari  i SHBA-ve për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përmes rrjetit Twitter ka shpërndarë një video ku shihen Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, Kryeministrja Bërnabiq dhe delegacioni amerikan në një darkë të përcjellë me tinguj muzikorë në një nga restorantet e Beogradit.

Grenell në Twitter këtë natë duke kënduar së bashku e ka quajtur të mahnitshme.

“Serbët dhe amerikanët në Beograd duke kënduar për Alabamën dhe Virgjinian Perëndimore është një natë e mahnitshme,” ka shkruar Grenell në Twitter.

Grenell dhe pjesa tjetër e delegacionit amerikan gjatë kësaj jave kanë vizituar Kosovën, Serbinë dhe pritet të vazhdojë me Greqinë dhe Izraelin.

Me anë të kësaj vizite ka filluar realizimi konkret i marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë e cila u nënshkrua më 4 shtator në Uashington.

Beograd, odat e Kosovës e Serbisë pajtohen për formimin e një ekipi të përbashkët për ekonomi