Ilustrim.

Nën ndikimin e alkoolit, burri dyshohet se ushtroi dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij

Në orët e mbrëmjes së kaluar, një person është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje.

Ngjarja është raportuar se ka ndodhur në Mitrovicë ndërsa policia ka dhënë detaje për rastin.

Sipas njoftimit në raportin policor, fillimisht i dyshuari në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij.

Dhuna e ushtruar sipas policisë ka qenë me anë të ofendimeve me fjalë fyese.

Policia ka arrestuar të njëjtin i cili më pas gjatë verifikimit doli se kishte edhe dosje në gjykatë.

Ai po kërkohej me anë të një urdhër arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë.

I njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Smrekonicës ndërsa policia ka njoftuar se rasti është në proces hetimor.