Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës, nga vendi i punës i dyshuari e dërgon viktimën në shtëpinë e tij

Një rast i kanosjes është raportuar mbrëmë pas mesnate në rrugën “Rexhep Bislimi”, në Ferizaj.

Sipas njoftimit të bërë nga policia, një grua, shtetase e Shqipërisë, derisa ishte duke punuar në një lokal, ishte kanosur me thikë nga i dyshuari, i cili kishte arritur që nën kërcënim ta dërgojë viktimën në shtëpinë e tij.

Policia ka njoftuar se viktima ka arritur që të largohet nga shtëpia e të dyshuarit, ndërsa nuk është raportuar për ndonjë person të arrestuar.