foto: Ilustrim

Nën kërcënimin e thikës, grabiten 77 euro nga një pompë e derivateve në Vushtrri

Policia e Kosovës njofton se në Vushtrri një burrë ka raportuar se deri sa ishte në vendin e tij të punës në pompën e derivateve, një person i maskuar nën kërcënimin e thikës ka grabitur 77 euro para dhe një telefon mobil.

Sipas policisë rasti ka ndodhur në rrugën “Skënderbeu” të këtij qyteti, dje rreth orës 04:45.

Tutje Policia sqaron se rasti në fjalë është duke u hetuar.

Dy ditë më parë, një grabitje e armatosur në një pompë derivatesh ndodhi në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë.

Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Prishtinë