Nën kërcënimin e armëve grabitet një bankë në Prishtinë

Tre persona, nën kërcënimin e armëve, mëngjesin e sotëm e kanë grabitur një bankë në lagjen “Dardania” në Prishtinë.

Sipas Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:40.

“Policia  ka dalë në vendngjarje dhe nga informacionet e para  dyshohet që grabitja është kryer nën kërcënimin e armëve nga tre persona të dyshuar”, tha Ahmeti për KALLXO.com.

Ahmeti u shpreh se është duke vazhduar ndërmarrja e veprimeve të nevojshme policore me qëllim ndriçimin e rastit.