Policia e Kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Nën kërcënimin e armës thotë se iu grabit vetura, policia po heton rastin

Vetura, dy telefona celularë si dhe portofoli dyshohet se iu janë grabitur gjatë ditës së djeshme në burri në Ferizaj.

Grabitja, siç ka raportuar ankuesi në Policinë e Kosovës është bërë nën kërcënimin e armës nga dy persona.

Sipas Policisë, të dyshuarit pas kryerjes së aktit kanë ikur në drejtim të panjohur.

Rasti dyshohet se ka ndodhur rreth orës 18:25 dhe se njësit policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.