Ilustrim

Nën kërcënimin e armës ish-bashkëshorti ia merr telefonin dhe kuletën

Një rast i kanosjes dhe i armëmbajtjes pa leje ka ndodhur në fshatin Nakaradë të Fushë-Kosovës.

Sipas Policisë, ankuesja ka raportuar se nën kërcënim të armës ish-bashkëshorti i saj i ka marrë telefonin dhe portofolin me 5€ dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Rasti, i cili ka ndodhur dje rreth orës 15:00, vazhdon të hetohet.