Ilustrim

Nën kërcënimin e armës grabitet taksisti në Prishtinë

Një shofer taksie ka njoftuar Policinë se është grabitur nën kërcënimin e armës nga tre persona të dyshuar.

Ngjarja siç ka njoftuar Policia ka ndodhur në fshatin Keqekollë dhe se të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur.

Viktima ka deklaruar se të dyshuarit i kanë grabitur një shumë të parave dhe dy telefona.

“Viktima, punëtor i një kompanie taksistësh ka raportuar se tre të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hipur në veturë (taxi) dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës ia kanë marrë 132 € para të gatshme dhe dy telefona mobil. Të dyshuarit kanë dalë nga vetura dhe janë larguar në drejtim të pa njohur. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur Policia në raportin 24 orësh.