
Shiriti i Policisë së Kosovës. Foto: Shkodrane Dakaj/KALLXO.com
Nën kërcënimin e armës, grabitet një pompë e derivateve në Podujevë
25.1.2023 - 10:46
Një pompë derivatesh dyshohet se është grabitur në orët e para të ditës së djeshme në Podujevë, më saktë rreth orës 01:23.
Sipas Policisë së Kosovës, ankuesi ka raportuar se deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve, një person i maskuar me armë zjarri kishte shtënë një herë në drejtim të lokalit.
Pas këtij veprimi, në raportin policor thuhet se i dyshuari më pas nën kërcënimin e armës i kishte grabitur rreth 400 euro.
Ai dyshohet se më pas kishte ikur në drejtim të panjohur, përderisa Policia tregon se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë e se rasti është në procedurë hetimore.