Nën kërcënimin e armës dyshohet se u grabitën 8 mijë euro në një bankë në Prishtinë

Dje, në mëngjes, disa perona të panjohur ende, dyshohet se kanë grabitur 8 mijë euro në Bankën Kombëtare Tregtare (BKT), në rrugën Idriz Gjilani në kryeqytet.

Sipas raportit të forcave të rendit, në grabitje dyshohet se morën pjesë tre persona.

“Raportohet se tre persona të maskuar dhe të armatosur kanë kryer grabitje në një bankë private. Sipas ankueseve, dyshohet se janë grabitur rreth 8000 euro”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar.

KALLXO.com raportoi edhe dje për rastin e grabitjes.

Nën kërcënimin e armëve grabitet një bankë në Prishtinë