Në zonën ku shpejtësia e lejuar ishte 70 km/h voziti 144 km/h, ky është dënimi që iu shqiptua shoferit kundërvajtës

Vozitja me dyfishin e shpejtësisë së lejuar një qytetari i ka kushtuar me 300 euro gjobë, tri pikë negative si dhe me tre muaj ndalim të vozitjes.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi ka bërë të ditur se i njëjti është kapur duke vozitur 144 km/h në zonën ku shpejtësia e kufizuar ishte 70 km/h, në magjistralen Pejë-Prishtinë.

Policia po ashtu ka paralajmëruar masa ndaj të gjithë atyre që nuk i respektojnë rregullat në komunikacion.

“Policia e Kosovës do të vazhdojë me ndërmarrjen e masave dhe veprimeve ligjore ndaj kundërvajtësve të ndryshëm të cilët rrezikojnë sigurinë në trafikun rrugor”, thuhet në njoftimin e policisë në facebook.