Policia e trafikut. Foto: Kallxo.com

Në zonën 40 km/h voziti 101 km/h, i merret patentë shoferi për 1 vit dhe i shqiptohet gjobë 500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në Prizren një vozitësi i ka shqiptuar një gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe i është marrë patentë shoferi për 1 vit.

E gjitha kjo pasi ngasësi në fjalë kishte bërë tejkalim të shpejtësisë, i cili në zonën urbane ku kufizimi  shpejtësisë ishte 40 kilometra në orë lëvizte me shpejtësi prej 101 kilometra në orë.

Policia ka thënë se mbetet e përkushtuar për të ofruar siguri në çdo kohë, në çdo vend dhe për të gjithë qytetarët pa dallim.