Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në zgjedhjet lokale të këtij viti do të shtohen 24,697 votues të rinj që kanë arritur moshën për të votuar

24 mijë e 697 qytetarë i janë shtuar listës së votuesve në Kosovë, të cilët kanë të drejtë të votojnë për herë të parë në këto zgjedhje.

Arianit Elshani, anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga PDK-ja, ka treguar se lista e votuesve përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve.

Sipas tij 90 mijë votues figurojnë më shumë krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme.

“Lista përmban 1 milion e 885 mijë e 448 emra të votuesve. Krahasuar me zgjedhjet e përgjithshme të 14 shkurtit 2021, janë 90 mijë votues më shumë. Kjo shifër mund të konsiderohet e lartë por arsyeja qëndron se personat që kanë votuar personat me votim jashtë vendit me postë kësaj radhe janë transferu brenda listës së Kosovës”, tha Elshani në mbledhjen e KQZ-së.