Foto: KALLXO.com

Në Vushtrri breshri zbardh tokën, dëmton kulturat bujqësore

Mot i lig ka përfshirë sot pjesë të ndryshme të Kosovës.

Përveç reshjeve të dendura të shiut, në disa zona ka pasur edhe reshje të mëdha të breshrit.

Një qytetar ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje nga fshati Mihaliq i Vushtrrisë.

Pamjet tregojnë se si toka është zbardhur nga breshri.

Qytetari ka treguar po ashtu se kokrrizi ka dëmtuar perimet dhe pemët.