Rrjeti i Grave të Kosovës ka organizuar ekspozitën “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” në komunën e Vitisë
Në Viti hapet ekspozita 'Dhuna nuk fshehet mrena mureve’
Përgjatë mureve nga letra e bardhë me mbishkrime “Dhuna nuk fshehet mrena mureve” është ngritur ekspozita për vetëdijësimin dhe luftimin ndaj dukurisës së dhunës në familje.
Brenda koridoreve të hapësirës së këtyre mureve qyterarët u njoftuan me të drejtat që iu takojnë dhe përgjegjësitë që kanë institucionet relevante.
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) thonë që gjatë kësaj kohe kanë paraqitur qytetarëve për së afërmi përgjithësitë që institucionet të ndryshme qeveritare dhe joqeveritare kanë ndaj tyre në mbrojtjtje të integritetit të garantuar në kushtetutë.
Besarta Breznica nga RrGK tregoi që këtë vit kanë hapur ekspozita në disa qytete ndërsa, Vitia ishte destinacioni i tyre i radhës.
“Në këtë vit ekspozita ka shëtitë në Malishevë, Fushë Kosovë, Ferizaj, Klinë dhe Viti andaj interesimi i qytetarëve ka qenë tejet i madh për të kaluar brenda mureve dhe për tu njoftuar me ekspozitën por edhe për të biseduar më detajisht për dhunën në familje dhe rastet e fundit”- tha ajo për KALLXO.com.
Poashtu RrGK bën të ditur që do të vazhdojë ekspozitën në qytete të tjera si dhe gjatë këtij viti do të ketë kampanja të ndryshme online për dhunën në baza gjinore në veçanti për dhunën familje.