Në veturën me targa bullgare ju gjetën municione, dy AK-47 pasi i bastiset shtëpia

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës pasi i njëjti është kapur me dy armë automatike AK-47 dhe dy karikatorë.

Gjatë ndalimit nga policia i dyshuari ishte duke vozitur veturën me targa të shtetit bullgar, ndërsa në ulësen e shoferit janë gjetur 20 fishekë të kalibrit 7.62mm.

Armët e të dyshuarit janë sekuestruar pas intervistimit dhe kontrollit në shtëpinë e tij.

Rasti ka ndodhur në Prizren, më 17 maj 2023.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur për 48 orë dhe është gritë kallëzim penal ndaj tij.