Foto: MDIS

Në Vetlandë të Suedisë u mbajt tribuna ‘Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot’

Organizuar nga Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, në bashkëpunim me shoqatën “Marie Shllaku”, në Vetlandë të Suedisë u mbajt një tribunë me temën “Kosova në sytë e mërgatës dje dhe sot”.

Në këtë tribunë referuan Safete Beqiri, me temën “Eksperienca e një mërgimtareje dhe roli i saj në atdhe”, Hazbi Ibrahimi me temën “Shkolla shqipe e mërgatës, një mundësi e mirë për ruajtjen e rrënjës”, Zymer Kuqaj me temën “Demonstat e viti ’81, gurthemel i shtetësisë së Kosovës” dhe Silvana Begaj “Një atdhe ndryshe – si duhet të frymojë Shqipëria”. Të gjithë referuesit theksuan se Kosova si dje ashtu, edhe sot është dhe do të mbetet atdheu i tyre.

Në këtë tribunë ishin të pranishëm edhe konsulli i Republikës së Kosovës në Stokholm, Fatmir Rrahmani, mësuese nga Greqia e Gjermania etj. Pas tribunës, programi u përcoll me valle, këngë dhe poezi të ndryshme.

Ky aktivitet u zhvillua me rastin e Ditëve të kulturës në diasporë, thuhet në komunikatën e MDIS.