Pamflete me përmbajtje të urrejtjes në veri
Në veri vendosen pamflete me përmbajtje urrejtëse, Policia nis hetimet
Në disa lokacione në veri të vendit janë vendosur pamflete me përmbajtje urrejtëse.
Kështu ka konfirmuar për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë- Veriu të Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili potencoi se deri më tani nuk ka të arrestuar.
“Konfirmojmë se në disa lokacione në veri të vendit kemi hasur në pamflete me përmbajtje të urrejtjes dhe me urdhër të Prokurorisë Speciale rasti inicohet si ‘nxitje e urrejtjes dhe përqarjes’. Nuk kemi të dyshimtë e as të arrestuar. Policia po punon në drejtim të ndriqimit të rastit”- ka thënë Elshani për KALLXO.com, më 13.09.2024.
Elshani ka sqaruar se pamfletet nuk janë vendosur në Mitrovicë të Veriut, por në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Pamflete me përmbajtje të urrejtjes në veriShpërndarja e pamfleteve me përmbajtje të urrejtjes është bërë edhe në disa raste më herët. Në qershor të këtij viti, disa fotografi të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq me mbishkrimin “komandant suprem, po të presim!” u patën vendosur në katër komunat veriore të Kosovës.
Ndërkohë, në korrik Policia e Kosovës pati arrestuar një person të mitur dhe pati identifikuar katër të tjerë, po ashtu të mitur, për shpërndarje të pamfleteve të dyshimta.
Rasti qe iniciuar si “nxitje e urrejtjes”.
Petkoviq i reagon Sveçlën: Po i frikësohesh një pamfleti, mund të mburresh vetëm në rrjete sociale