Në veri kapet një autoambulancë, dyshohet se me të kontrabandoheshin barna

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 13:30 në fshatin Rudar të Zveçanit, njësitet policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare Veriu, kanë ndaluar një automjet me të cilin po kontrabandoheshin barna.

Sipas njoftimit të Policisë, automjeti i ndaluar drejtohej nga D.S., me banim në Zveçan.

Njësitet policore gjatë kontrollimit të automjetit, të ngarkuar në të, kanë hasur pako me produkte medicinale me banderola të Serbisë.

Drejtuesi i automjetit nuk posedonte dokumente për prejardhjen e produkteve medicioanle, andaj ekziston dyshim i bazuar se ato kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës në mënyrë ilegale, pra janë kontrabanduar duke i ikur obligimeve doganore.

Policia për rastin ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë dhe rasti në koordinim me të është duke u trajtuar nga policia.