Në tubimin e Albin Kurtit në Skenderaj këndohet besa-besë

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti- Selimi dhe gruaja e ish-shefit të Grupit Parlamentar të kësaj Partie, Rexhep Selimi, ka publikuar një video nga komuna e Skenderajt derisa përkrahësit e kësaj partie i këndojnë këngën “Besa-besë” kreut të LVV-së, Albin Kurti.

“Drenica luftën për Kosovë e nisi me këngë, ndërsa sot me rininë e Skenderajt kënduam “Besa Besë” për fitoren e madhe të 14 Shkurtit”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ky reagim vjen vetëm pak minuta më parë, pasi në qendër të qytetit të Skenedrajt lideri i LVV-së nuk u pritë mirë nga disa qytetarë të cilët e fishkëlluan dhe thirrën “UÇK e Thaçi”.

VIDEO: Albin Kurti pritet me brohorima e fyerje nga një grup qytetarësh në Skenderaj

www.kallxo.com