Në tri komuna raste të reja me coronavirus

Nga 306 testime, në 24 orët e fundit janë konfirmuar shtatë raste me sëmundjen COVID-19.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Kosovë ka arritur në 1032.

Tri raste u konfirmuan në Komunën e Prizrenit dhe tri të tjera në Vushtrri ndërsa, sonte në kryeqyet u identifikua vetëm një rast.

“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 3 raste (sipas vendbanimit:1 rast Gërnçar, 1 rast Jabllanicë dhe 1 rast Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Vushtrri) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Gjithashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar tre pacient, që qon numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 785.

Detajet më shumë mund t’i gjeni në artikullin më poshtë:

Dalin rezultatet e 306 testeve, raste të reja me COVID-19

www.kallxo.com