Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Në tremujorin e fundit të vitit 2021 u rrit tregtia me pakicë

Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e katërt të vitit 2021, krahasuar me tremujorin paraprak, tregojnë se kishte rritje te tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara 34.2 për qind, tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara 27.4 për qind, tregtia me pakicë në dyqane jo të specializuara 12.0 për qind, tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara 7.7 për qind, dhe te tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake në dyqane të specializuara 6.2 për qind.

Tutje thuhet se rënie pati te tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane jo të specializuara -23.0 për qind, tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara-15.9 për qind, dhe tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje -1.1 për qind.

ASK tregon se ku pati rritje në muajt tetor, nëntor edhjetor 2021 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2020

“Ndërkaq, krahasuar TM4 2021 me TM4 2020 kishte rritje te: Tregtia me pakicë, jo në dyqane, tezga ose tregje (20.0%); Tregtia me pakicë e mallrave kulturore dhe të argëtimit, në dyqane të specializuara (16.1%); Tregtia me pakicë e pajisjeve informatike dhe të komunikimit, në dyqane të specializuara (15.5%); Tregtia me pakicë, në dyqane jo të specializuara (8.4%); Tregtia me pakicë e pajisjeve të tjera shtëpiake, në dyqane të specializuara (4.9%); Tregtia me pakicë e karburantit për automjete, në dyqane të specializuara (2.0%); Tregtia me pakicë e mallrave të tjerë, në dyqane të specializuara (0.4%).”, thuhet në njoftim.

Derisa, rënie është shënuar te tregtia me pakicë e produkteve ushqimore, pijeve dhe duhanit, në dyqane të specializuara -9.6 për qind.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) këto të dhëna i bëri të ditura me publikimin “Statistikat Afatshkurtra të Tregtisë me Pakicë” për tremujorin e katërt (TM4) 2021.