Në terren të vështirë me borë, momenti i kapjes së të dyshuarit në Theth (VIDEO)

Policia e Shtetit ka njoftuar se një person sot më 12.01.2025, ka vendosur një lëndë plasëse në derën e  një marketi në fshatin Theth, por pas tre orësh pas ngjarjes, është kapur i dyshuar.

Sipas Policisë shqiptare, si pasojë janë shkaktuar  vetëm dëme materiale.

“Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen  në Qafë Thore dhe shoqërimin në Komisariat të shtetasit F. P., 39 vjeç”- thuhet në njoftimin e Policisë shqiptare.

Rasti po trajtohet si “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prishja e qetësisë publike”.