COVID-19

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 66 pacientë me COVID-19

Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 66 pacientë me Covid-19.

Siç thuhet në raportin e tyre të publikuar në Facebook, nga pacientët e shtrirë 20 janë në Oksigjeno terapi, 6 pacientë janë në gjendje më të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.

Sipas tyre, nga personeli i Spitalit, 5 Mjek, 7 Infermierë dhe 1 Bioinxhinjer janë të infektuar me Covid-19.

Ndërkaq, 5 pacientë janë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit.

Në anën tjetër është bërë e ditur se gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 225 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

“Kanë qenë 6 lindje, 3 lindje kanë qenë normale dhe 3 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 2 të gjinisë femërore. Gjatë vikendit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë kryer 5 operacione. Në ditët e vikendit 228 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,906 analiza”, thuhet në publikimin e tyre.