Në Spitalin e Pejës pesë pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht po trajton 18 pacientë me COVID-19, prej tyre pesë janë në gjendje të rëndë.

“Aktualisht po trajtohen 18 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 13 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 5 pacientë janë në gjendje më të rëndë,” thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje theksohet se gjatë 24 orëve në këtë spital kanë marrë trajtim 202 pacientë, 184 kanë kryer analiza,  janë kryer 111 shërbime radiologjike, 6 operacione dhe 3 lindje.

“Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 202 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë. 17 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.

184 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,579 analiza, ndërsa janë kryer 6 operacione.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 111 shërbime Radiologjike, dhe prej tyre 71 Rëntgena,25 EHO dhe 15 CT-ja.

Tre lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 3 lindjet kanë qenë normale dhe kanë lindur 3 foshnje të gjinisë femërore,” thuhet në njoftimin e Spitalit.