Spitali i Pejës - Foto: KALLXO.com

Në spitalin e Pejës 13 pacientë në gjendje të rëndë nga COVID-19

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se aktualisht po trajton 47 pacientë me COVID-19, prej tyre 36 janë në Oksigjeo terapi ku 13 janë në gjendje të rëndë.

“2 pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 47 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve, 1 pacientë është në Respirator, 36 pacientë janë në Oksigjeno terapi dhe nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë,” thuhet në njoftim.

Në njoftim tutje thuhet se nga personeli i Spitalit të prekur janë dy mjekë, 4 infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimeve teknike.

Në Kosovë deri sot janë 14, 204 persona të infektuar me COVID-19, prej tyre 586 kanë vdekur.