SHKK

Në Spitalin e Gjilanit vdes një i burgosur

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve kanë bërë të ditur se më 20.09.2024 në Spitalin Rajonal të Gjilanit, ka ndërruar jetë i burgosuri J.I, i lindur në vitin 1946.

“I ndjeri, për shkak të problemeve të rënda shëndetësore, që nga caktimi i masës së paraburgimit, ishte duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të Gjilanit, në Njësinë Koronare, nën kujdesin e mjekëve të kësaj qendre”- thuhet në njoftimin e SHKK-së.

Sipas SHKK-së, organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore të nevojshme, ndërsa autopsia do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.