Në Spitalin e Gjakovës 32 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksigjeno-terapi

Spitali Rajonal i Gjakovës ka publikuar raportin 24 orësh lidhur me gjendjen e pacientëve të infektuar me COVID-19.

Sipas njoftimit, 55 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19 dhe se prej tyre 36 janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, e 7 janë konfirmuar negativë.

Spitali njofton po ashtu se 8 pacientë pritet të testohen e 4 presin rezultatet.

Në trajtim me oksigjeno-terapi janë 32 pacientë e 3 janë në CPAP mask.

Sa i përket stafit mjekësor me COVID-19, pozitivë aktivë janë 5 mjekë, 14 infermierë dhe 3 anëtarë të stafit mbështetës.