Spitali i Gjakovës | Foto: KALLXO.com

Në spitalin e Gjakovës 26 pacientë me COVID-19, prej tyre 22 në oksigjeno-terapi

Spitali i Përgjithshëm i Gjakovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve ka trajtuar 46 pacientë për COVID-19, kurse prej tyre 26 janë të konfirmuar pozitivë, 20 të tjerë pritet të testohen kurse në oksigjenoterapi janë 22 pacientë.

“46 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për COVID-19, 26 pacientë të konfirmuar COVID-19 POZITIV , 20 pacientë pritet të testohen, 22 pacientë me oksigjenoterapi, dy pacientë CPAP mask dhe një pacientë në respirator,” thuhet në njoftim.

Gjithashtu në njoftim theksohet se janë 3 mjekë, 13 infermierë dhe një stafe tjetër të prekur me virus.