Në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 90 pacientë të infektuar me COVID-19

Në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe spitalet e përgjithshme janë duke u trajtuar 90 pacientë të prekur nga COVID-19.

Kështu ka njoftuar Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK).

Prej tyre, 44 janë të konfirmuar si  COVID-19 pozitivë, 53 me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Sipas njoftimit, në QKUK janë të shtrirë 82 pacientë, 37  të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 50  me oksigjeno-terapi dhe 2 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave është: Klinika Infektive me 37  pacientë, Klinika e Pulmologjisë 45 pacientë.

“Në  tre spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 8  pacientë, 3 me oksigjeno-terapi. Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme është: Spitali i Gjakovës 2  pacientë, Spitali i  Prizrenit, 1 pacient, Spitali i Gjilanit, 5 pacientë”, vijon njoftimi.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në Kosovë numri i rasteve aktive është 98.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 310,415 doza të vaksinës si dhe deri më sot 90.165 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Në Kosovë vaksinimi masiv ka nisur më 15 qershor të këtij viti.